2018-02-19 14:39:00

Trivento: Nesër imzot Palumbo do të bekojë derdhjen e “Këmbanës së paqes” të Blinishtit


Nesër, e martë, 20 shkurt, në orën 15.30, ipeshkvi i Triventos, imzot Claudio Palumbo do të bekojë, në Fonderinë Papnore Marinelli të Agnones-s, derdhjen e “Këmbanës së paqes”, dhuratë për misionin katolik të Blinishtit, me të cilin Karitasi dioqezan bashkëpunon që prej 20 vjetësh për ungjillëzimin dhe zhvillimin njerëzor. Misioni i Blinishtit, themeluar nga don Antonio Sciarra, sot drejtohet nga don Enzo Zago, meshtar fidei donum i dioqezës së Milanos. Në vitin 1999 Karitasi dioqezan i pati dhuruar misionit një këmbanë prej 450 kilogramësh, realizuar me gëzhojat e fishekëve, mbledhur nga fëmijët shqiptarë, pas shpërthimit të asaj që shumëkush e pati quajtur “luftë civile”, në vitin 1997. Këmbana e re, e cila “do të lindë” nesër, me peshë rreth një kuintal, do të ketë mbishkrimin: “Lezha, qytet i paqes”, “Nuk ka paqe pa drejtësi” (Gjon Pali II); “Dhuratë e Karitasit të Triventos”,  dhe emrin “paqe” shkruar në të gjitha gjuhët.

“Këmbana e Paqes” do të vendoset në sheshin e komunes së Lezhës më 1 qershor 2018, ditë kur në Shqipëri kremtohet festa e fëmijëve.

“Dëshirojmë të ofrojmë një vizion të qytetit, i cili përpiqet për të mirën e përbashkët, që domethënë, për paqen. Në këtë projekt do të marrin pjesë të gjitha shkollat e zonës. Secila nga shkollat  mund të vërë “vulën” e vet: një frazë a një simbol paqeje, të zgjedhur pas reflektimit.

Në derdhjen e këmbanës do të jetë e pranishme një përfaqësi fëmijësh të lëvizjes “Ambasadorët e paqes”, themeluar në Shqipëri në vitin 1997.








All the contents on this site are copyrighted ©.