2018-02-17 07:30:00

Imzot Dodë Gjergji uron 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës


Sot në mbarë Kosovën, në Prishtinë e në qytete të tjera të Vendit, kremtohet 10.vjetori i pavarësisë. Gjithkund ndjehet një atmosferë festive.   Vendi, gjatë këtyre viteve e ka konsoliduar gradualisht strukturën e vet shtetërore dhe institucionale, përmes një programi reformash me frymë demokratike; e ka nënvizuar perspektivën e tij evropiane përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit me BE-në; merr tashmë pjesë në organizata të ndryshme ndërkombëtare; vazhdon dialogun me Beogradin drej normalizimit të plotë të marrëdhënieve.

E megjithëkëtë, mbeten akoma jo pak çështje, probleme e pengesa, të cilat nuk i lejojnë shtetit më të ri evropian, vendit të vogël ballkanik të lirohet krejtësisht nga kontrolli ndërkombëtar (janë gjithnjë të pranishëm misionet Eulex, Kfor, Unmik) e të bëjë hapin vendimtar drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe drejt integrimit euroatlantik.

 Djetëvjeçari i pavarësisë, shpallur Kuvendi i Prishtinës më 17 shkurt 2008, siç mund të merret me mend, interpretohet si periudhë suksesesh nga udhëheqja e Kosovës e si vite të pashfrytëzuara si duhej, nga partia e kritikëve.

Me rstin e 10-vjetorit të Pavarësisë, flet edhe kreu i Kishës Katolike në vend. Të dëgjojmë, në mikrofonin e don David Gjugjës, ipeshkvin e Kosovës, imzot Dodë Gjergjin, i cili, kohët e fundit, mbajti një fjalim për Kosovën në Parlamentin evropian të Strasburgut. Imzot Dodë Gjergji e përgëzon popullin për arritjet, por kërkon edhe një impenjim më të madh për të zgjidhur çështjet, që akoma mbeten në vend...








All the contents on this site are copyrighted ©.