2018-02-15 13:07:00

Kalendari i kremtimeve të kryesuara nga Papa në muajt mars e prill


Zyra e Kremtimeve Liturgjike Papnore bëri të njohur kalendarin e kremtimeve të kryesuara nga Papa Françesku në muajt mars e prill 2018.

E reja e këtij viti lidhet me të Dielën II të Pashkëve, apo të Mëshirës Hyjnore: në Sheshin e Shën Pjetrit, më 8 mars, në orën 10.30, parashikohet kremtimi i Meshës me rastin e takimit të Misionarëve të Mëshirës me Papën.

Nuk dihet akoma vendi ku do të kremtohet riti i zakonshëm i larjes së këmbëve, të Enjten e Madhe.

Më poshtë, hollësirat e kalendarit të takimeve:

Mars:   

9  e Premte: Bazilika e Vatikanit        

17 E Shtunë: Vizita baritore në San Giovanni Rotondo

25 E Diela e Larit dhe e Mundimeve të Zotit: Sheshi i Shën Pjetrit, ora 10.00, Kapela Papnore, Përkujtimi i hyrjes së Zotit në Jeruzalem dhe Mesha Shenjte.

29 E Enjtja e Madhe: në Bazilikën e Vatikanit, ora 9.30, Mesha Shenjte e Bagmit.

30 E Premtja e Madhe: Bazilika e Vatikanit, ora 17.00, Kapela Papnore. Kremtimi i Mundimeve të Zotit; Koloseum, ora 21.15, Udha e Kryqit.

31 E Shtuna e Madhe, ora 20.30, Kapela Papnore në Bazilikën e Vatikanit, kremtimi i Natës së Pashkëve.

Prill

1 E Diela  e Pashkëve: Sheshi i Shën Pjetrit, ora 10.00 Kapela Papnore, Mesha Shenjte e Ditës. Në lozhën qendrore të Bazilikës së Vatikanit, ora 12.00, Bekimi “Urbi et Orbi”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.