2018-02-15 17:49:00

Dëshmia e Kardinalit Ernest Simoni për martirizimin e popullit e të klerit shqiptar, në Poloni.


Kardinali Ernest Troshani-Simoni, një dëshmi për martirizimin e popullit dhe të klerit shqiptar në kohën e diktaturës kmomuniste, dhënë para klerit katolik në Poloni. Pra, këtyre ditëve, me festën e dy kryeqioqezave të Polonisë, të Częstochow-ës dhe të Radon-it, kardinali shqiptar, Hirësia tij dom Ernest Troshani-Simoni vizitoi këto dy Kisha dioqezane, për të rrëfyer, në njërën anë, kalvarin e martirizimit që populli dhe kleri shqiptar pësoi nga regjimi komunist dhe, në anën tjetër, për të pohuar dëshminë e jashtëzakonshme e të palëkundshme të klerit katolik. Më hollësisht në mikrofonin e dom David Gjugjës, ta dëgjojmë nipin e shoqëruesin e kardinalit Ernest Troshani-Simoni, Tonin Simoni......

Po kujtojmë se vitin e kaluar, më 15 mars 2017,  në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në Tiranë, u  përkujtua 50-vjetori i prishjes së objekteve të kultit në Shqipëri nga ana e regjimit komunist me temën kuptimplote “Të kujtojmë për të ndërtuar të ardhmen”. Në atë rast u fol për njerëz, që dëshmuan Krishtin, që dëshmuan besimin në Zotin, duke derdhur gjakun, duke vdekur nën tortura, duke mbrojtur “njeriun” si të tillë dhe çdo gjë njerëzore, dhe Atdheun që diktatura komuniste deshi ta shndërronte sipas imazhit të vet të përçudnuar. 








All the contents on this site are copyrighted ©.