2018-02-13 12:26:00

Të themi Rruzaren me Papën, duke ndjekur Radio Vaticana Italia


Radio është vend takimi, konfrontimi, lutjeje. Me këtë bindje, palimpsesti i Radio Vatikanit në gjuhën italiane, gjatë periudhës së Kreshmëve, do të ndryshojë me një sërë nismash të reja, ndër të cilat, Rruzarja e thënë nga Papa Françesku. Duke filluar nga e diela, 18 shkurt, do të transmetohet përditë, në orën 20.00, lutja e njohur mariane, e regjistruar me zërin e Atit të Shenjtë, realizuar së bashku me Shtëpinë Botuese Paoline. Pikërisht në libraritë e paolineve, kush dëshiron mund të gjejë CD-të me Rruzaren e Papës.

         Në këtë mënyrë, Sekretaria për Komunikimin e Selisë së Shenjtë forcon sinergjitë me botën katolike, pikërisht për të azhurnuar profesionalisht teleradiokronikat e kremtimeve liturgjike. Vatican Media e Vatican News janë në linjën e parë të këtij fronti. “Me komunikimin tonë jemi në shërbim të liturgjisë”, nënvizon drejtori i Zyrës për Komunikimet Shoqërore të Konferencës Ipeshkvnore Italiane, imzot Ivan Maffeis, këshilltar i Sekretarisë për Komunikimin, i cili, pak ditë më parë, hapi ciklin formativ për teleradiokronistët e Vatikanit.

         Radio Vaticana Italia mund të dëgjohet në Romë e përreth saj në frekuencat 103.8 FM dhe 105FM, në kanalin 733 të televizionit dixhital, në radio dixhitale DAB+ dhe në internet, në faqen www.vaticannews.va.








All the contents on this site are copyrighted ©.