2018-02-12 16:09:00

Tweet: Papa ndjen dhimbje të thellë për tragjedinë e fëmijëve ushtarë


Në një tweet të ri, botuar sot në faqen papnore të internetit @Pontifex, Françesku kujton një plagë të rëndë, që ka të bëjë me më se 250 mijë fëmijë në botë.

“Ndjej dhimbje të fortë për shumë fëmijë të shkëputur nga familjet, për t’u përdorur si ushtarë. Kjo është tragjedi!”. 

Ky tweet-i i Papës sot, kur kremtohet Dita ndërkombëtare kundër përdorimit të fëmijëve në fushat e betejave, që vijojnë në vise të ndryshme të botës, ku nuk pushojnë konfliktet. Është një takim i OKB-së, i cili nuk mungon vit për vit, që nga 12 shkurti 2002,  kur u shënua në Protokollin opcional të Konventës mbi të drejtat e fëmijëve. Më se një herë zëri i Papës është ngritur për t’i dhënë fund kësaj plage që sot, sipas të dhënave të OKB-së, rëndon tmerrësisht mbi jetën e 250 mijë fëmijëve, përfshirë në konflikte të atmatosura nëpër botë.

Thirrjet e mëparshme të Papës

Në fjalmin për fillimin e vitit 2014 drejtuar anëtarëve të Trupit Diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë, Françesku pati kujtuar  “tmerrin” që i shkakton vetëm mendimi se edhe sot e kësaj dite ka fëmijë, që përdoren si ushtarë nga forcat e rregullta a të parregullta ushtarake. Në videomesazhin për ndjetin e lutjes të muajit dhjetor 2016, ashtu si edhe në një tweet të 2017-tës, Papa nxit të bëhet ç’është e mundur për respektimin e dinjitetit të fëmijëve dhe për t’i dhënë fund kësaj “forme të skllavërisë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.