2018-02-10 12:45:00

Evropa: kard. Bagnasco (Ccee),"kontinenti ta rindёrtojë unitetin e tij"


U paraqit dje nё Romё "Raporti mbi doktrinën shoqërore të Kishës në botë”, i cili sipas kardinalit Bagnasco “përfaqëson një akt dashurie për Europën”. “Momentet e ballafaqimi e tё krahasimi si kёto janë akte tё vërteta besimi në kontinentin tonë dhe shёrbejnё për tё ardhmen e tij, në mënyrë që kontinenti mund të rigjejë unitetin e vet. E shprehja 'fundi i iluzioneve', është një hir, sepse vetëm nga zhgënjimi mund të lindë dëshira për një të ardhme më të mirë, e një fillim i ri” pёr tё gjithё. Kёshtu tha mes tjerash, kryetari i Këshillit të Konferencave Ipeshkёvnore Evropiane (CCEE), Kardinali Angelo Bagnasco, me rastin e prezantimit tё raportit të nëntë të doktrinës shoqërore të Kishës në botë, dje pasdite në Romë.

Sipas kardinalit Bagnasco ", tharja e përgjithshme aktuale e çon njeriun në vetmi, duke e lënë pa pika referimi, me përjashtim tё vetvetes. Por nё kёtё mënyrë nuk mund të jetohet për një kohë të gjatë,  sepse brenda njeriut bashkëjeton nevoja për të vërtetën dhe dëshira për të mirën, që mund të mpihen, por ato kurrë nuk do të vdesin”. Për presidentin e Ccee, fakti që pyetje "ku po shkojmë?" “kush jemi?” po përsëriten gjithnjë e më shumë, ёshtё shenj ngushëlluese.

"Më në fund - tha kardinali Bagnasco - këto pyetje vijnë jo vetëm nga të moshuarit, por edhe nga bota e të rinjve, e cila fillon t’i kushtojё gjithnjё më shumë vëmendje kuptimit qё ka e mira. Këto janë shenja inkurajuese tё një zgjimi të ngadalshëm, pasi shumë njerёz fillojnë të pyesin vetveten seriozisht, duke u kapur pas vlerave tё vërteta e tё përjetshme qё e orientojnë njeriun drejt shpëtimit. Këto pyetje për të ardhmen duhet t’i shtyjnë të krishterët të marrin përsëri situatën nё dorë në këtë moment historik" pёr tё qenё krip e tokёs dhe dritё e botёs.








All the contents on this site are copyrighted ©.