2018-02-06 09:30:00

Papa Françesku: më 14 shkurt, ritet kreshmore në Aventin


Të Mërkurën e Përhime, më 14 shkurt, dita e fillimit të Kreshmëve, Papa Françesku do të shkojë në kodrën e Aventinit, në Romë, për kremtimin në formën e “Stacioneve” romake. Lajmin e jep Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

        Në orën 16.30, në kishën e Shën Anselmit në Aventin, do të fillojë liturgjia “e stacioneve”, e cila do të ndiqet nga procesioni pendestar drejt Bazilikës së Shën Sabinës.

         Në procesion do të marrin pjesë kardinajtë, kryeipeshkvijtë, ipeshkvijtë, murgjërit benedektinë të Shën Anselmit, etërit domenikanë të Shën Sabinës dhe besimtarët. Në përfundim të procesionit, Papa do të kremtojë meshën në Bazilikën e Shën Sabinës, gjatë së cilës do të bekojë hirin e do të përhijë besimtarët.








All the contents on this site are copyrighted ©.