Ushtrimet shpirtërore tё kohёs sё Krezhmёve pёr Papёn Françesku e anëtarët e Kuries Romake do të nisin më 18 shkurt, për të përfunduar më 23 të muajit. Meditimet e kёtyre ushtrimeve shpirtёrore do tё jenё tё priftit portugez, teolog e poet José Tolentino de Mendonca. Nё qendër të meditimeve tema “Lavdërimi i etjes”.
Kjo, pra, tema e meditimeve, që José Tolentino de Mendonca, zëvendës-rektor i Universitetit katolik të Lisbonës dhe këshilltar i Këshillit Papnor të Kulturës, do t’i paraqesë Papës Françesku dhe anëtarëve të Kuries romake gjatë këtyre ushtrimeve, si përgatitje shpirtërore për Pashkë, në program në datat e sipërkujtuara, në Ariccia, sipas njoftimit të dhënë nga “L’Osservatore Romano”.
I lindur në Machico të Portugalisë, më 1965, José Tolentino Mendonça u shugurua prift më 1990. Teolog e poet, është një nga zërat më autoritare të kulturës së vendit të tij, të cilin e përfaqësoi, më 2014, në ditën botërore të poezisë. Zgjodhëm dy poezi të shkruara nga poeti-meshtar, në të cilat ndjehet fort etja e shëlbimit. E kjo etje do të jetë edhe në qendër të ushtrimeve shpirtërore, që do të mbajë për Papën e Kurien romake. Ja dhe dy poezi të José Tolentino Mendonça
Zëri vetmitar i njeriut
Shpesh i shkruajmë ngutshëm fjalët,
e tmerri i tyre fundos
të kaluarën tonë!
Janë pak e gjë:
rrënoja, terr e pluhur!
Por s’kanë asnjë të panjohur
orët kur ruajmë errësirën,
viset e askujt,
ndryshimin e ngadaltë,
që do të na e shëlbonte
braktisjen,
gjithë braktisjen tonë!
Calle Principe, 251
Papritmas e humbasim
thellësinë e fushave.
Enigmat e pazgjidhshme
na shikojnë
në dritare tingujsh
e ëndrrash të përhime,
mbetur pa ëndërruar.
E harrojmë shpejt kthjelltësinë,
që u betuam ta ruajmë.
Por duhen vjet për ta harruar
flakën e fshehtë të syrit
që e pamë, në kalim…
1Calle Principe, 25 - Lagje e njohur në Madrid
Përkthim i lirë
All the contents on this site are copyrighted ©. |