2018-02-01 14:35:00

“Bambino Gesù”: terapi e re gjenetike kundër tumorit


Është një mënyrë e re kurimi kundër tumorit e hap perspektiva inkurajuese, ajo që do të paraqitet së shpejti për shtypin nga spitali pediatrik i Krishtit Fëmijë në Romë.

Qeliza “të riprogramuara” për luftën kundër tumorit

         Në thelb, pas tri vjetësh pune paraklinike dhe pas dy javësh eksperimentimi, ekipi i Ofiçinës Farmaceutike të spitalit “Bambino Gesù” arriti të manipulojë limfocitet e vetë pacientit – qeliza themelore për përgjigjen e sistemit imunitar – duke i ndryshuar përmes një lënde të sintetizuar në laborator, quajtur “CAR”. Roli i këtij receptori është t’i aftësojë limfocitet për t’i njohur dhe për t’i sulmuar qelizat tumorale të pranishme në gjak e në palcën kurrizore deri në eliminimin e tyre të plotë.

Pacienti i parë është shëruar

         Kështu ndodhi me pacientin e parë të vogël, vetëm 4 vjeçar, i sëmurë me leuçemi, të cilit i ishte kthyer dy herë tumori, edhe pas trajtimit me kimioterapi e pas transplantimit të palcës. Sot, një muaj pas kurimit me limfocite T të modifikuara, është mirë dhe ka dalë nga spitali. Është akoma shpejt të flitet për shërim të plotë, por në palcën e tij nuk ka më qeliza tumorale e kjo është arsye më se e mjaftueshme për shpresë.

Risi e spitalit të Selisë së Shenjtë

         Mënyra me të cilën vepruan shkencëtarët e spitalit të Krishtit Fëmijë, pronë e Selisë së Shenjtë, ndryshon nga procedurat e zbatuara prej kohësh në SHBA-të, gjë që i shtyn mjekët të flasin për një “ilaç biologjik” të tipit akademik e jo idustrial.








All the contents on this site are copyrighted ©.