2018-02-01 13:06:00

Papa në Shën Martë: mendimi i vdekjes na shpëton nga iluzioni se jemi zotër të kohës


“Nuk jemi as të përjetshëm, as kalimtarë: jemi burra e gra përudhë në kohë. Kohë që nis, e kohë që mbaron”. I frymëzuar nga fragmenti i Librit të Parë të Mbretërve, që flet për vdekjen e Davidit, në homelinë e Meshës së mëngjesit, në Shën Martë, Françesku i ftoi të gjithë të luten e të kërkojnë hirin  e kuptimit të kohës, për të mos mbetur të lidhur me prangat e çastit të sotëm, të mbyllur në burgun e vetvetes.

Vdekja është fakt  

“Vdekja është fakt, që ka të bëjë me të gjithë” - kujtoi Papa - e heret a vonë, na troket në portë të gjithëve”.

E megjithatë, nuk mungon tundimi i çastit, që të shtyn të bëhesh zot i jetës, të sillesh e të përsillesh në labirintin egoistik të çastit pa të ardhme, gjithnjë në ecejakje, në ecejakje, apo jo? Udhë, kjo, që përfundon me vdekje. E këtë e dimë të gjithë. Prandaj Kisha është përpjekur gjithnjë të na bëjë të reflektojmë mbi fundin tonë: vdekjen.

Vdekja është trashëgimi

Unë nuk jam zot i kohës: është e mira ta përsërisim gjithnjë këtë shprehje. Të ndihmon - porositi Françesku - sepse të shpëton nga iluzioni  i çastit, që të shtyn ta marrësh jetën si zinxhir të sajuar me hallka çastesh, pa kurrfarë kuptimi. Unë jam për udhë e duhet të shikoj gjithnjë përpara, por edhe ta kem mirë parasysh se vdekja është trashëgimi materiale, trashëgimi e dëshmisë.

E edhe ta pyes veten ç’trashëgimi do të lë pas, nëse Zoti do të më thërriste? Ç’trashëgimi do të lë, si dëshmi, që tregon se kam jetuar? Pyetje e bukur, që duhet bërë. Na përgatit, sepse anjëri nga ne nuk do të mbetet mbi dhe “si relike”. Jo, të gjithë do të ecim nëpër këtë rrugë. Rrugë e vdekjes.

Vdekja është kujtesë

“Së fundi, vdekja është kujtesë, kujtesë e përshpjetuar”. Na shtyn të reflektojmë: “Mbasi do të vdes, çfarë do të më pëlqente të bëja lidhur me këtë vendim, që duhet marrë në jetën time të sotme? Është kujtesë e përshpejtuar. E ndriçon çastin e sotëm. “Ndriçimi i vendimeve, që duhen marrë çdo ditë, me faktin e vdekjes, na bën mirë të gjithëve”.








All the contents on this site are copyrighted ©.