2018-02-01 15:35:00

Papa, në videomesazhin për ndjetet e lutjes të muajit shkurt, fton t’i thuhet një “jo” korale korrupsionit


Sot, 1 shkurt, pranë Dikasterit për shërbimin e zhvillimit të gjithanshëm njerëzor (Pallati i Shën Kalistit, kati I),  u mbajt një konferencë shtypi për  transmetimin e “The Pope video” (Videoja e Papës), me ndjetet e lutjes së Françeskut për muajin shkurt 2018. Realizuar nga rrjeti botëror i lutjes, në bashkëpunim me Dikasterin, përballon temën e korrupsionit, i cili vijon të përhapet aq shumë, sa të shkatërrojë demokracinë dhe njerëzit, që e dëshirojnë.

E prodhuar për herë të parë në bashkëpunim me një Dikaster të Kuries romake, është etapë e re e udhës së nisur nga vetë Dikasteri, më 15 qershorin e viti 2017, me debatin ndërkombëtar mbi korrupsionin, mbajtur nga Akademia Papnore e Shkencave, pranë Shtëpizës së Shën Piut IV. Ndjeti i lutjes së shkurtit 2018 do të projektohet për publikun gjatë kuvëndimit,  titulluar: “Korrupsioni, apokalips i demokracisë”, që do të mbahet në Scampia (Napoli), më 3 shkurt, në orën 17.00, pranë shkollës që mban emrin e Attilio Romanos, viktimë e kamorrës.  

Në videomesazhin për ndjetet e lutjes të muajit shkurt, Papa fton t’i thuhet një “jo” korale korrupsionit. Çfarë është në bazë të skllavërisë, të papunësisë, të braktisjes së pasurive të përbashkëta e të natyrës?- pyet. Pse etja për pushtet e pasuri nuk njeh kufij? Kështu Françesku, duke e vijuar videomesazhin me ftesën për t’iu kundërvënë korrupsionit, që nuk mund të luftohet në heshtje!

Duhet të flasim për të - na kujton Papa - t’i denoncojmë të këqijat e tij, ta kuptojmë e ta dëshmojmë dëshirën për fitoren e mëshirës mbi meskinitetin, të bukurisë mbi asgjënë: “Të lutemi së bashku që, ata të cilët kanë pushtet material, politik e shpirtëror, të mos ia lejojnë vetes të sundohen nga korrupsioni”.

Ky, ndjeti kryesor, për të cilin Papa na fton të lutemi gjatë muajit shkurt!








All the contents on this site are copyrighted ©.