

“Nënë Tereza. Jeta, përshpirtëria e mesazhi” është titulli i ekspozitës, që “Qendra ndihmë për jetën” e Komos, në Italinë veriore, po e organizon në qendrën baritore kardinali Ferrari, me rastin e Ditës italiane për Jetën, e cila do të kremtohet me 4 shkurt, me temë: “Ungjilli i jetës, gëzim për botën”. Realizuar nga Postulacioni i çështjes së shenjtërimit të Shën Nënë Terezës, ekspozuar edhe në Rimini, ekspozita do të përurohet më 3 shkurt e do të mund të vizitohet deri më 10 të muajit në vijim. Në këtë ditë, në orën 9.30, parashikohet takimi me imzot Rivën, drejtor i Revistës së Dioqezës së Komos e pedagog i teologjisë morale, që do të mbajë një bisedë me temë: “Gra e burra për jetën, në gjurmët e Nënë Terezës”. Me rastin e 4 shkurtit parashikohen edhe mbrëmësore, organizuar në pesë Qendrat e ndihmës për mbrojtjen e jetës, të pranishme në territorin e dioqezës së Komos. Çaste lutjeje do të kremtohen, më 3 shkurt, në Kiavena, Sondroi, Morbenjo, Mandelo del Lario e Luino. Për t’u theksuar posaçërisht, takimi i së shtunës, 3 shkurt, në orën 20.30, në Luinio, me dom Roberto Kolombon, anëtar i Akademisë Papnore për Jetën.
Me rastin e Ditës për jetën Cav-ët (Centro aiuto alla Vita- Qendrat ndihmë për jetën”), në dioqezë, njoftuan se kanë kontribuar në projektin “Një pikë qumësht”, organizuar nga Ndihmë për Kishën që vuan, në mbrojtje të foshnjave të Halebit.
| All the contents on this site are copyrighted ©. |