2018-01-31 11:27:00

Papa: ndalohen leximet jo-biblike në Meshë. Fjala e Zotit të kumtohet në mënyrë të qartë!


Papa Françesku vazhdon edhe sot, gjatë audiencës së përgjithshme, me katekizmin e tij mbi Meshën. Në audiencës e përgjithshme, mbajtur paradite në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa foli për Liturgjinë e Fjalës së Zotit. "Ne duhet ta dëgjojmë atë me vëmendje! E me të vërtetë është çështje jetike - theksoi Ati Shenjtë Papa Françesku -, siç na kujton edhe shprehja vendimtare se 'jo vetëm prej buke do të jetojë njeriu, por nga çdo fjalë që del prej gojës së Zotit'".

Duke folur për leximet biblike në meshës, Papa Françesku kujtoi se "zgjedhjet subjektive, si përjashtimi i leximeve ose zëvendësimi i tyre me tekste jo-biblike” është rreptësishtë “i ndaluar": në fakt një gjë e tillë e varfëron dhe komprometon dialogun ndërmjet Zotit e popullit të tij në lutje. Përkundrazi, dinjiteti i ambonit (vendi nga ku shpallet Fjala e Zotit) dhe përdorimi i Leksionarit, disponibiliteti i lexuesve dhe i psalmistëve të mirë, përjetimi i një atmosfere heshtjeje, gjatë Meshës, favorizojnë përvojën e dialogut kremtues ndërmjet Zotit dhe komunitetit besimtar”. Pastaj Papa bëri thirrje: "Kërkoni lexues të mirë, jo ata që lexojnë 'gn gn gn' dhe nuk kuptohet fare asgjë. Lexuesit duhet t’i përgatisin mirë e t’i përvetësojnë testet biblike para Meshës dhe t’i lexojnë mirë. Ndërsa lidhur me "Psalmin, Papa uroi që ky "të vlerësohet me këndim".

Pastaj Papa Bergoglio bëri thirrje t’i dëgjojmë në heshtje Leximet biblike të Meshës: "Sa herë, derisa Fjala e Zotit lexohet, bëhen komente, shikohet rreth e rrotull. A duhet bërë komente derisa lexohet Fjala e Zotit? Jo. Sepse nëse shpërrallon, nuk mund ta dëgjosh Fjalën e Zotit. "Për Papën "për ta dëgjuar Fjala e Zotit duhet ta kemi zemrën hapur". Së fundi Papa shpjegoi se "Fjala e Zotit bën një udhëtim brenda nesh: ne e dëgjojmë me veshët tanë, pastaj kalon në zemër dhe nga zemra kalon në duart, në vepra të mira”.








All the contents on this site are copyrighted ©.