2018-01-28 18:30:00

Papa: ukrainasve, Kisha vend ku shërohen vetmia dhe plagët


Fluturimi i një pëllumbi e hapi vizitën e Papës Françesku në komunitetin ukrainas në Romë, sot pasdite gjatë vizitës sё tij në Bazilikёn e Shёn Sofisё. Ishte pikërisht Papa Bergoglio ai që e liroi pëllumbin dhe para se të hynte në kishë, tha disa fjalë shprese e inkurajimi për komunitetin: "Faleminderit shumë për ftesën, për praninë tuaj, pёr mikpritjen, pёr gëzimin. Unë erdha të lutem me ju e tё ju vizitoj. Një ftesë për të bërë një lutje për paqen nё Ukrainë". E ukrainasit. qё kishin arritur prej viseve tё ndryshme të vendit. u shprehen: "Rroftë Papa!".

E pastaj Papa Françesku inkurajoi komunitetin ukrainas në Romë,  në Bazilikën e Shën Sofisë, nё via Boccea: "Në udhën e komunitetit tuaj romak, kjo rektori është pikё referimi e qëndrueshme. Do të doja të theksoja dy fjalë: e para është takimi. Kisha ёshtё takim, është vendi ku të shërojmë vetminë, ku të fitojmë tundimin për t’u izoluar e pёr t’u mbyllur në vetvete, ku të marrim forcën për t’i kapërcyer sprapsjet dhe përkuljet mbi vetveten".

"Komuniteti - tha Papa Françesku – atëherë, pra, është vendi ku ndahet sё bashku gëzimet e vështirësitë, ku të sjellim peshën e zemrës, pakënaqësitë e jetës dhe nostalgjinë e shtëpisë. Këtu Zoti ju pret për ta bërë atë gjithnjë mё tё sigurt shpresën tuaj, sepse kur takohemi me Zoti gjithçka përshkohet nga shpresa e tij. Ju uroj ta merrni gjithmonë këtu bukën për udhëtimin e përditshëm, ngushëllimin e zemrës, shërimin e plagëve".

Fjala e dytë që Papa përmendi është 'i gjallё': "Famullia kishtare nuk është një muze i kujtimeve të së kaluarës ose një simbol i pranisë në njё  territor, por është zemra e misionit të Kishës, ku pranohet dhe ndahet sё bashku jeta e re, ajo jetë që e mund mëkatin, vdekjen, trishtimin, çdo trishtim dhe e mban zemrën të re. Nëse feja do të lindë nga takimi e do tё di tìi flasë jetës, thesari që keni marr nga etërit tuaj do të ruhen mirë. Ju do të dini kёshtu t'u ofroni ato të mira tё paçmueshme të traditës suaj edhe brezave të rinj, të cilët e mirëpresin fenё para së gjithash kur e perceptojnë Kishёn afërt dhe tё gjallë 








All the contents on this site are copyrighted ©.