2018-01-27 19:17:00

Së shpejti tё Lum, ipeshkvi i Oranit e murgjit Trappist vrarë në Algjeri


Papa Françesku ka autorizuar shpalljen e dekreteve në lidhje me një Shenjtëreshë të re të ardhshme, rregulltarja spanjolle Nazaria Ignazia March Mesa dhe 23 tё Lum të rinj të ardhshëm, duke përfshirë ipeshkvin e Oranit, Pierre Claverie e shtatë murgjit trappistë të Tibhirines, të cilët u vranë në Algjeri në vitin 1996 nga  islamizmi fundamentalist.

Pra, martirët e fundamentalizmit në Algjeri, të cilët u vranë ndërmjet viteve 1994 dhe 1996, nё mesin e tё cilëve janё ipeshkvi domenikan i Oran-it, Pjetёr Claverie, dhe murgjit e abacisë trapiste tё Tibhirines, do të shpallen tё Lum së bashku. Të premten pasdite, më 26 janar, Papa Françesku autorizoi Kongregatën për Çështjen e Shenjtorëve për t’i shpallur dekretet lidhur me tetë proceset kanonike: përveç martirizimit të rregulltarëve në Afrikën e Veriut, u njohën edhe virtytet heroike për tё pёrndershmen Madeleine Delbrêl (1904-1964 ), poeteshë franceze dhe mistike, e cila jetoi në mesin e punëtorëve të Ivry-sur-Seine.

Ndër dekretet qё u miratuan nga Papa Bergoglio, ёshtё gjithashtu edhe ai për kanonizimin e misionares spanjolle Nazaria Ignazia e Shën Terezës sё Jezusit, e cila vdiq në Buenos Aires në vitin 1943, pasi themeloi një kongregatё rregulltare në Bolivi; dhe dekreti për beatifikimin e laikes rumune Veronica Antal, vrarë në odium fidei në vitin 1958.








All the contents on this site are copyrighted ©.