2018-01-27 03:00:00

Papa: Shenjtorë dëshmojnë se bamirësia ka vendin e parë në jetën e të krishterit


Shenjtorë dëshmojnë se bamirësia duhet të zërë vendin e parë në jetën e të krishterit. Këtë na kujton Papa, në këtë muaj që po shkon drejt përfundimit, duke u frymezuar nga shembulli i disa shenjtorëe që na propozon kalendari kishtar.

“Janë Shenjtorët që ndryshojnë shumë ndërmjet tyre: të parët i përkasin fillimeve të Kishës dhe janë misionarë të zanafillës së ungjillëzimit; në mesjetë modeli i teologut katolik është Toma i Akuinit, që gjen në Krishtin sintezën më të lartë të vërtetësisë dhe të dashurisë; në periudhën e Rilinjdes, Angjela Meriçi propozon një jetë të shenjtë edhe për ta që jetojnë në mjedise shekullare; në epokën moderne, dom Bosko, i përflakur nga dashuria e Jezusit, Bariut të Mirë, nis të kujdeset për të rinjtë më të braktisur e bëhet për ta atë e mësues.

Aradhet e panumërta të shenjtorëve, burra e gra, që morën trajtë prej Shpirtit Shenjt, duke u bërë modele të përshkimit ungjillor, na shtyjnë – tha Papa – ta vlerësojnë rëndësinë e jetës së përkushtuar, si shprehje e shkollës së bamirësisë. Pikërisht për këtë arsye Kisha do të kremtojë, më 2 shkurtin e ardhshëm, festën e Paraqitjes së Zotit në Tempull, në Ditën kushtuar Jetës Rregulltare.

E Papa kujtoi se me këtë rast do të kryesojë, pasditen e 2 shkurtit, Meshën Shenjte në bazilikën e Vatikanit, ashtu si bënë edhe Papët paraardhës. Në këtë rrugë shenjtërie Papa i ftoi të ecin edhe besimtarët, të mbështetur në ndihmën e Virgjërës Mari, ‘pasqyrës së bamirësisë’. Ka rëndësi – vijoi Papa – që secili të dijë të heshtë, për ta pranuar lajmin e mirë, duke e medituar në zemër të vet e duke e bërë ushqim të përditshëm. Në se ne kuptojmë se dashuria e Zotit është çështje themelore e jetës, atëherë perspektiva jonë ndryshon, sepse e ndjejmë më thellësisht dashurinë që ka Zoti për njerëzit.








All the contents on this site are copyrighted ©.