2018-01-26 14:02:00

Papa: Akademisë Teologjike, themeluar nga Klementi XI më 1718, bashkëpunoni me institutet romake


Ekziston një aspekt i cili që në zanafillë ka karakterizuar Akademinë tuaj teologjike: është fjala për lidhjen me institucionet tjera universitare ed edukative romake, nga Universiteti 'La Sapienza ', për të vazhduar me Shkollat e Seminarit Romak, e deri te ato që më pas do të bëheshin Universitetet Papnore të Qytetit". Me këto fjalë Papa Françesku iu drejtua anëtarëve të Akademisë Papnore të Teologjisë, të cilët i priti sot në audiencë, me rastin e Forumit  IX Ndërkombëtar të Akademisë Papnore të Teologjisë, me temën "Besoj në Hyjin Atin e Gjithëpushtetshëm, Krijuesin e qiellit e të tokës” (Universiteti Papanor i Lateranit 25-26 janar 2018). Kujtojmë se Akademia Papnore e Teologjisë “kremton sivjet tre shekuj të themelimit, që u realizua më 23 prill 1718 me një Breve nga ana e Papës shqiptar Albani, Klementit XI ", kujtoi Papa Françesku.

"Kontaktet e vazhdueshme, në një raport të anasjelltë shkëmbimi kulturor, me këto institucione dhe me shumë Kongregata rregulltare, të cilave u përkisnin dhe u përkasin anëtarët e saj, Akademia Papnore e Teologjisë nuk është konsideruar kurrë një entitet i 'izoluar dhe autonom, por ka luajtur një rol të rëndësishëm brenda një marrëdhënie të vazhdueshëm e përmes kultivimit të kontakteve, nga të cilat marrëdhënie të gjithë bashkëbiseduesit janë pasuruar", vazhdoi Papa Bergoglio.

Duke shikuar të kaluarën, “Akademia akoma sot është e thirrur të zbulojë e të përfitoj nga identiteti saj, jo në perspektivën e referimit personal, duke u mjaftuar me vetveten, por duke tu bërë nismëtare dhe organizatore e një takimi të vazhdueshëm ndërmjet teologjisë, filozofisë dhe shkencave humane, në mënyrë që fara e Ungjillit të sjell fryte në fushën e gjerë të dijes”." Nevoja, së fundi, e një bashkëpunimi gjithnjë e më të ngushtë ndërmjet Institucioneve universitare kishtare romake - shtoi Papa Françesku - kërkohet nga Akademia Teologjike e cila nuk duhet të rri anash,  por të vendoset në një dialog të frytshëm me secilin institucion kulturor dhe edukativ, për të favorizuar një punë të përbashkët, të koordinuar e të bashkëndarë".








All the contents on this site are copyrighted ©.