2018-01-24 10:27:00

Papa Françesku nё audiencën e përgjithshme: jo korrupsionit, prish zemrat


Nё audiencёn e pёrgjithshme, mbjatur sot paradite nё Sheshin e Shёn Pjetrit, nё Vatikan,  Papa Françesku foli për udhëtimin e tij apostolik në Kili dhe Peru tё cilin e pёrfundoi tё hёnёn e kaluar.

Kuptimi i një udhëtimi
Etapat kryesore të udhëtimit apostolik në Kili dhe Peru për "të inkurajuar zhvillimin social të atyre vendeve" u përshkuan përsërit nga Papa në audiencën e përgjithshme të sё mërkurës, mbajtur sot paradite në Sheshin e Shën Pjetrit nё Vatikan. Papa Françesku falënderoi veçanërisht autoritetet dhe ipeshkvijtë për "mikpritjen e pёrzemёr e bujare; si dhe vullnetarë. Mendoni - u tha Papa shtegtarëve të pranishëm nё audiencë - se në secilin nga dy vendet kishte më shumë se njëzet mijë vullnetarë, shumica e të cilëve ishin të rinj». Dhe pasi qё në stilin e afërsisë së Papës Bergoglio «gjestet janë më të rëndësishme se fjalët», ai deshi të kujtonte veçanërisht vizitën qё pati në burgun e grave në Santiago: «Fytyrat e atyre grave, shumë prej të cilave nëna tё reja, me fëmijët e tyre në krahë, tregonin aq shumë shpresë".

"Nuk e di nëse keni këtu dëgjuar për korrupsionin ... Nuk ekziston vetëm në ato pjesë e nё vendet atje, po edhe këtu ". Kёshtu pohoi mes tjerash Papa Françesku, duke folur 'jashtё tekstit' gjatë audiencës sotme të përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit, nё Vatikan, pasi  kujtoi denoncimin e tij për korrupsionin bërë para autoriteteve politike të Perusë. "Korrupsioni ёshtё më i rrezikshëm se gripi - shtoi Papa Bergoglio - por tinëzar, përzihet dhe shkatërron zemrat. Korrupsioni i shkatërron zemrat. Ju lutem, t’i themi jo korrupsionit".








All the contents on this site are copyrighted ©.