2018-01-22 14:50:00

Papa Françesku mbërriti në aeroportin e Ciampinos në Romë


Papa Françesku mbërriti në Romë, pas udhëtimit me avion, që e solli nga Lima në aeroportin e Ciampinos. Avioni zbarkoi rreth orës 14.15, sipas parashikimit. Kështu, përfundoi vizita e Atit të Shenjtë në Kili e në Peru, udhëtimi i tij i 22-të apostolik ndërkombëtar. Si zakonisht, Papa shkoi menjëherë në Bazilikën e Zojës së Madhe për ta falenderuar Nënën e Zotit, e cila e ndihmoi që udhëtimi t’i shkojë mbarë.








All the contents on this site are copyrighted ©.