2018-01-21 19:48:00

Papa Françesku: politika është në krizë për shkak të korrupsionit


"Mendoj se politika është në krizë, shumë në krizë në Amerikën Latine, për shkak të korrupsionit ": Papa Françesku e filloi me këto fjalë reflektimin, jashtë tekstit, duke u përgjigjur nё pyetje të një ipeshkvi të Perusë, gjatë njё bisede, në përfundim tё takimit me ipeshkvijtë e Konferencën Episkopale tё vendit.

Sipas Papës Françesku problemin e përkeqëson edhe fakti se "opozita e akuzon qeverinë pёr korrupsion, dhe kёtё e bën me të drejtë. Por kur pastaj ata i shkëmbejnë rolet, të akuzuarit përfundojnë nën akuzë, e edhe në këtë rast me të drejtë": Është një situatë kjo të cilёn Papa Françesku e përcaktoi si " shumë shumë tё vështirë", por, shtoi se," tё heqësesh dorë nga angazhimi pёr ta luftuar korrupsionin, nuk është zgjidhje e çështjes, sepse përfundojmë në duart e njerëzve që kanë ndërmend vetëm gjuhën e korrupsionit dhe kështu përfundojmë keqas”.

Papa përmendi korrupsionin, drogën dhe parajsën fiskale si fytyra të ndryshme të të njëjtit problem: "politika është e pafuqishme para kёtyre problemeve, madje shumë e sëmurë, ndonёse ka përjashtime, por më shumё është e sëmurë sesa e shëndosh". Njё politikё e vёrtetё, me impenjime serioze, mund tё gjejё rrugëzgjidhjen e kёtyre problemeve qё po mundojnë shumë realitete shoqёrore e posaçёrisht tё rinjtë dhe qytetarët e ndershëm. 








All the contents on this site are copyrighted ©.