2018-01-21 09:41:00

Apeli Papёs nga Peru: ’Ligje kundër vrasjes sё grave'


“Duhen ligje kundër feminicideve, do tё thotё kundёr vrasjes sё femrave. Një plagë që duhet luftuar. Është apeli i Papës nga Trujillo, në Peru, në ditën e parafundit të udhëtimit të tij në Amerikën e Jugut. "Dua tё ju ftoj tё luftoni kundër një plage që godet kontinentin tonё: rastet e shumta të feminicidit – tё vrasjes sё femrave".“Ju ftoj të luftoni kundër këtij burimi vuajtjesh duke kërkuar që të promovohen ligje dhe kultura e refuzimit të të gjitha formave të dhunës", tha Papa Françesku.

Papa Françesku e përfundon sot vizitën në Peru dhe me të udhëtimin e tij të 22-të ndërkombëtar, qё e solli edhe në Kili, i gjashti udhëtim apostolik në Vendet e Amerikës Latine. Dita e sotme e fundit që zhvillohet në Lima, ka në program takime dhe kremtime ekskluzivisht baritore.








All the contents on this site are copyrighted ©.