2018-01-20 16:37:00

Papa në Peru: studentët e Scholas do të takohen me Atin e Shenjt Françesku në Trujillo


Një grup studentësh, që përfaqësojnë mbi 200 të rinj nga 34 shkolla publike, private, fetare e laike tё Perusё që kanë marrë pjesë në programet e ‘Scholas sё qytetarisë’ (Scholas Occurrentes’ )në vend, do të takohen në formё private, në Trujillo, me Papёn Françesku, me të cilin do tё bisedojnë mbi çështjet problematike që shqetësojnë më sё shumti tё rinjtё dhe mbi projektet që ata propozojnë pёr t'’i pёrballuar problematikat qё ekzistojnë në qytetet e tyre.

‘Scholas sё qytetarisë’, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit peruvian dhe financimin e Bankёs Ndёramerikane për Zhvillim, ka arritur t’i angazhoj të rinjtë si protagonistë në zgjidhjen e problemeve që kanё komunitetet e tyre, përmes studimit, hulumtimeve dhe punës.

Pavarësisht se ishin në pushimet shkollore, më shumë se 200 nxënës të shkollave të mesme, të moshës 15-17 vjeç, morën pjesë në programet e ‘Scholas sё qytetarisë’ për dy javë, ndërmjet 4 dhe 12 janarit, dhe kanë identifikuar nё faktorin e "diskriminimit" e tё "centralizmit" dy probleme që më sё shumti i prekin ata, duke thelluar e hulumtuar shkaqet, po edhe duke zhvilluar hipoteza, duke intervistuar ekspertë, duke bёrё sondazhe nëpёr rrugë, për të përgatitur një raport përfundimtar, i cili në pёrfundim tё programit iu paraqit Ministrit të Arsimit të Perusë , Idel Vexler, dhe Ministres sё Grave dhe tё Popullsive mё tё Cenuara, Ana María Choquehuanca.  

Sebastian, 17 vjeç, nga Kolegji Madh (Colegio Mayor) do të jetë një nga përfaqësuesit e studentëve që do t’i paraqesë raportin përfundimtar Papës Françesku: "Unë do të doja të them Papën se ka qenё diçka vёrtet e bukur krijimi i këtij projekti. Tё investosh në të rinjtë është e rëndësishme e jam i bindur se ky lloj investimi do tё jap fryte që do të shihen në vitet e ardhshme ". ‘Scholas Occurrentes’ do të nënshkruajë një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit Publik tё Perusё për të vazhduar punën e integrimin e tё paqes me studentët e rajoneve të tjera dhe për kёtё do të ketë mbështetjen e IDB-së.








All the contents on this site are copyrighted ©.