2018-01-19 10:40:00

Papa: një turmë e madhe e pret në Lima, Ati Shenjt Françesku falënderon


"Faleminderit shumë që keni ardhur këtu, ju falënderoj përzemërsisht. Tani dëshiroj t'ua jap të gjithëve, familjeve tuaja, atyre që keni në zemrën tuaj, bekimin. Le ta lusim së bashku Virgjërën Shenjte me njё ‘Tё Falemi Mari’. Lutuni për mua, mos harroni. Falënderim shumë, shumë faleminderit ". Me këto fjalë të thjeshta, Papa Françesku iu drejtua turmës sё popullit peruvian, qё e priti pёrzemёrisht, dje nё mbrëmje, para Nunciaturës Apostolike nё Lima, ku Ati Shenjt Bergoglio do të banojë deri të dielën, gjatë etapës së dytë të shtegtimit të tij të 22-të apostolik ndërkombëtar.

Rrugës nga aeroporti drejt Nunciaturës, përshkuar në Papamobile, Ati i Shenjtё Bergoglio pa njё dashuri të madhe dhe pritje tё përzemërt të popullit peruvian: është e vështirë të përcaktohet numri i njerëzve qё doli pёr tё pritur Papën përgjatë rrugëve, duke e përshëndetur me gazim kalimin e tij, sigurisht bahet fjalë pёr qindra mijëra njerëz. Gjithashtu e dukshme edhe siguria dhe ushtarët e pranishëm përgjatë rrugës që përshkoi Papa.

Papa Françesku do të jetojë sot një ditё shumë intensive dhe emocionuese për takimin e shumëpritur me popujt vendas tё Amazonës në Puerto Maldonado, ku Ati i Shenjtё Bergoglio do të hapë rrugën e përgatitjes për Sinodin e Posaçëm për Amazonёn, në të cilin luhet e ardhmja e Kishës në Amerikën e Jugut, para së gjithash kredibiliteti saj pёr tё qëndruan pranë dhe nё anën e popujve, siç kërkon me këmbëngulje Papa Françesku. Pastaj reflektimi, i cili do të fillojë nga enciklika papnore Laudato si ', e trajtimi i temës së zhvillimit tё qëndrueshëm në një pjesë të globit, ku rreziku i shpyllëzimit progresiv dhe shfrytëzimi i minierave pa kufizim, rrezikon ekosistemin botëror. 








All the contents on this site are copyrighted ©.