2018-01-18 00:00:00

Me 18 janar kalendari kujton shën Priskën, martire


Me 18 janar, kalendari Kishtar përkujton Shën Priskën, Martire. Kur flasim për figurën e Shën Priskën duhet thënë se nuk është e lehtë të përshkruhet jeta e kësaj martire romake, ndonëse për të kemi një mori dokumentesh të lashta. E kjo, sepse ka shumë mundësi që njoftimet, të cilat duken sikur flasin për të, i përkasin tri martireve të ndryshme: asaj vetë, Priskës gruas së Akuilës, të cilën e kujton Shën Pali Apostull dhe një shenjtoreje tjetër me të njëjtin emër, që nuk përmendet më në kalendarët kishtare.

Nga Aktet e martirizimit të Shën Prsikës, mësojmë se ajo duhet ta ketë derdhur gjakun për Krishtin nën perandorin Klaudio (268-270) e se duhet të jetë varrosur në Rrugën Ostiense. Më pas reliket e saj u mbartën në Aventin.

Sipas gojëdhënës ajo qe nxënësja e parë e Shën Pjetrit apostull që e dëshmoi fenë e vet me martirizim. Sidoqoftë sot Kisha e nderon Priskën martire si ‘fryt i parë i apostullimit të Peshkatarit të Galilesë’ dhe si themeluesen e Kishës romake me të njëjtin emër, për të cilën na flet epitafi i shkruar mbi një rrasë varri të shekullit V, që ruhet në kiostrin e Bazilikës së Shën Palit jashtë mureve të Romës.  Kisha e lashtë e Shën Priskës në Aventin, një stoli e vërtetë ndërmjet antikiteteve të shumta romake, 








All the contents on this site are copyrighted ©.