2018-01-17 10:17:00

Përmbledhja e ditës së parë tё vizitës sё Papës nё Santiago tё Kilit


"Nuk mund të mos shpreh dhimbjen dhe turpin që ndiej përpara dëmit të pariparueshëm që u ёshtё shkaktuar fëmijëve nga ana e disa anёtarёve tё Kishës". Fjalimin e parë publik në Kili, në Moneda, nё takim me autoritetet Papa Françesku e filloi duke iu referuar temës së abuzimit. Dhe mbi çështjen e pedofilisë, Ati i Shenjtё Bergoglio u kthye përsëri në fjalimin drejtuar klerit nga Katedralja e Santiago-s.

Pastaj, thirrja nё Meshё,  kremtuar në Parkun O'Higgins, pёr të "mbjellë paqen me forcën e afërsisë ndaj tjetrit nё shoqëri, ndaj atij qё ka mё sё shumti nevojё pёr ndihmё dhe mbështetje", ndёrsa nё fjalimin drejtuar ipeshkvijve tё Kilit, Papa kërkoi të shmanget klerikalizmi, “Kisha – tha ai – nuk ёshtё elitë, ne jemi shёrbёtorё tё popullit tё Zotit”. Vizita në burgun e grave në Santiago qe njё moment intens dhe prekёs, gjatё cilit Papa e nxiti shoqërinë të garantojë riintegrimin, ndёrsa edhe të burgosurat duhet ta kërkojnë e ta duan kёtё. Në fund të ditës sё parё, vizita e Papës në shenjtëroren e Shёn Alberto Hurtado-s dhe takimi privat me 90 jezuitë.








All the contents on this site are copyrighted ©.