2018-01-16 21:54:00

Papa Françesku: dinjiteti gjeneron dinjitetin


Nga dita e djeshme e vizitës së Papës në Santiako të Kilit, duhet veçuar vizitën në burgun e grave në kryeqytetin e Kilit. "Dinjiteti gjeneron dinjitetin'. Dinjiteti është më infektues sesa gripi". Kështu tha Papa Françesku duke iu drejtuar rojeve të burgut gjatë vizitës së tij të djeshme në burgun e grave, nё Santiago tё Kilit, ku shprehu vlerësimin e tij për projektet si "Espacio Mandela " e " Fundacio'n Mujer leva'ntate " dhe kёrkoi qё tё bëhet çdo përpjekje për t’i "rritur e forcuar" projektet e tilla që ndihmojnë rikuperimin e personave.

"Emri i këtij Fondacioni – rrëfeu Papa – mua më kujton fragmentin ungjillor që flet për shërimin e vajzës së kryetarit të sinagogës nga Krishti, ku me atë rast, shumë persona talleshin me Jezusin, sepse Ai tha se vajza e kreut të sinagogës nuk kishte vdekur, por ishte në gjumë. Para një talljeje tё tillë, qëndrimi i Jezusit është paradigmatik: duke hyr aty ku ishte vajza, e mori pёr dore dhe i tha: 'Vajzë, unë po të them: çohu!''.

Ky lloj iniciativash - shtoi Papa- janë shenjë e gjallë e Jezusit qё hyn në jetën e secilit prej nesh, qё shkon përtej çdo talljeje, qё nuk heq dorë nga asnjë betejë, por na merr për dore dhe na fton që të ngrihemi nё kёmbё. Sa bukur që ka të krishterë dhe njerëz vullnet mirë që ndjekin gjurmët e Jezusit dhe dinë tё hyjnë nё ekzistencën e njerëzve dhe tё jenё shenjë e asaj dore të shtrirë që bën të ngrihemi përsëri nё kёmbё.








All the contents on this site are copyrighted ©.