2018-01-14 17:16:00

Papa Françesku: më shoqëroni me lutje në Kili e Peru


"Nesër do të shkoj në Kili dhe Peru në vizitën time baritore. Ju kërkoj të më shoqëroni me lutje". Me këto fjalë Papa Françesku iu drejtua turmës së shtegtarëve e të besimtarëve, mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, për lutjen e mesditës të Engjëllit të Tënzot, gjatë së cilës lutje sot viheshin re shumë komunitete të Amerikës Latine. Midis tyre Papa përshëndeti njërin, atë të Shën Luçisë në Romë, që “feston 25 vjetorin e themelimit". "Në këtë përvjetor të lumtur, i lutem Zotit, t'ju mbushë me bekime, që të mund të vazhdoni të jepni dëshminë e fesë tuaj në mesin e vështirësive, të gëzimeve, sakrificave dhe shpresave që ka përvoja juaj emigruese", tha Papa."

Të gjithëve - përfundoi pastaj - u dëshiroj një të diele të mirë. U rekomandoj, jo harroni të luteni për mua. Drekë të mirë e mirë u pafshim" u tha Papa Françesku të pranishmëve në lutjen e Engjëllit të Tënzot në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.








All the contents on this site are copyrighted ©.