2018-01-14 07:00:00

Kard. Cipriani: shpresë e madhe për udhëtimin e Papës në Peru


Udhëtimi i 22-të i Papës Françesku për në Kili e në Peru fillon nesër, por Ati i Shenjtë do të shkelë realisht në tokën kiliane, në orët e para të së martës 16 janar. Ai do të qëndrojë në Kili deri më 18 janar e më pas do të shkojë në Peru, deri më 22 janar, ditë në të cilën do të niset për në Vatikan. Të premten përvijuam atmosferën e pritjes në Kili, ndërsa sot, me ndihmën e kryeipeshkvit të Limës, kardinalit Luis Cipriani Thorne, do t’ju flasim për pritjen e Papës në Peru. Shenjtorët, nënvizon ai, janë pasuria më e madhe e vendit andin.

Peruja është vend shumë katolik, shumë afër Atit të Shenjtë. Ka një lëvizje të madhe në gjithë Perunë, shpresë dhe gëzim të jashtëzakonshëm. Jeta e shenjtorëve të saj është pjesë e identitetit të popullit peruvian. Çdo peruvian e ndjen shumë pranë Shën Rozën e Limës, Shën Martinin e Porres, Señor de los Milagros… Pra, është një prani shumë e thellë e shpirtërore ajo, që shënon udhën tonë në Amerikën Latine. Shenjtorët e parë vijnë nga Peruja.

Një nga çastet kulmore të vizitës do të jetë takimi me popullin e Amazonës. Papa do t’u japë edhe enciklikën “Laudato si’”…

Papa e ka për zemër respektimin e natyrës. Në Peru shtrihet një pjesë e Amazonës. Ati i Shenjtë do të flasë mbi respektin për të: kemi nevojë për natyrën. Nëse e shkatërrojmë, dëmtojmë edhe njerëzit, që banojnë në ato vende. Më duket se ky takim mund të shihet si fillimi i Sinodit Panamazonik, që do të mbahet vitin e ardhshëm.








All the contents on this site are copyrighted ©.