

Bota dëgjoi Papën Françesku, mё 8 janar në sallën Regia të Pallatit Apostolik në Vatikan, me rastin e fjalimit drejtuar ambasadorëve të akredituar pranë Selisë sё Shenjtë. Po kujtojmë se janё 183 shtetet që aktualisht kanë marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë; Më 4 maj 2017 u vendosen marrëdhëniet diplomatike me Mianmarin, në nivelin e nunciaturës apostolike dhe tё ambasadës. Përveç kёtyre shteteve, duhet tё shtohen Bashkimi Evropian dhe Urdhri Ushtarak Sovran i Maltës.
Kancelaritë e ambasadave me seli në Romë, duke përfshirë ato të BE-sё dhe tё Smom, janë 89 pasi u shtua gjatë vitit edhe ambasada e Afrikës së Jugut. Nё Romё kanё zyrat e tyre edhe Lidhja e Shteteve Arabe, Oim, Organizata Ndërkombëtare për migrimin dhe ajo e UNHCR, si dhe Komisioneri i Lartë i OKB për Refugjatët.
"Dy përvjetorë janё korniza e fjalimit të gjatë që Papa Bergoglio ia drejtoi trupit diplomatik të akredituar pranё Selisё sё Shenjtë në fillim të vitit 2018: njёqind vjetori i luftës së madhe, përfundimi i të cilit në vitin 1918 e "pёrcaktoi fytyrën e Evropёs e tё mbarё botёs” dhe gjysma e shekullit tё 1968-tёs qё shёnoi 'trazirat shoqërore', të cilat kanë ndryshuar skenarin kulturor planetar duke inseruar një "shumëllojshmëri të të drejtave të reja". Dhe pikёrisht për të drejtat e njeriut, qё u miratuan në vitin 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara pas katastrofës së Luftës së Dytë Botërore, Papa Bergoglio deshi të reflektonte mbi të gjitha", duke propozuar kështu edhe të tretin përvjetor.
| All the contents on this site are copyrighted ©. |