2018-01-05 12:52:00

Videomesazh i Papës Françesku: të lutemi për lirinë fetare në Azi


U bë i njohur videomesazhi i Papës Françesku me ndjetin e lutjes për muajin janar. Ati i Shenjtë kërkon të mos i harrojmë ata, që luftojnë për ta jetuar fenë e tyre në liri. Por ja teksti i videomesazhit:

         “Në botën e larmishme kulturore të Azisë, Kisha duhet të përballojë rreziqe të shumta dhe detyra e saj bëhet edhe më e vështirë nga fakti se është pakicë. Këto rreziqe, këto sfida – nënvizon Ati i Shenjtë – janë të përbashkëta edhe me traditat e tjera fetare minoritare, me të cilat na bashkon dëshira për dijen, të vërtetën e shenjtërinë.
         Kur mendojmë ata, që persekutohen për shkak të fesë, shkojmë përtej dallimeve të ritit apo të besimit: vihemi krah për krah me burra e gra, që luftojnë për të mos hequr dorë nga identiteti i tyre fetar. Të lutemi për të gjithë këta – kërkon Papa Françesku – që në vendet aziatike, të krishterët, si edhe pakicat e tjera fetare, ta jetojnë fenë në liri të plotë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.