2018-01-03 13:35:00

Tweet i Papës Françesku: paqja, e mundshme në Jezusin


Tweet-i i sotëm i Papës Françesku bën thirrje për shpresën e përhershme në Krishtin. “Në emër të Jezusit – shkruan Ati i Shenjtë në faqen e tij @Pontifex – mund të tregojmë me dëshminë tonë se paqja është e mundur”.

Vetë Papa Françesku, në mesazhin e tij për Ditën Botërore të Paqes, vë në dukje fjalët e Shën Gjon Palit II: “Nëse shumë vetë ‘ëndrrojnë’ një botë në paqe, nëse vlerësohet kontributi i emigrantëve dhe i refugjatëve, njerëzimi mund të bëhet gjithnjë e më tepër familje e të gjithëve dhe toka jonë, ‘shtëpi vërtetë e përbashkët’”. Janë të shumtë ata, që gjatë historisë, besuan në këtë “ëndërr” e gjithçka bënë dëshmon se nuk është fjala për utopi. 








All the contents on this site are copyrighted ©.