2017-12-31 14:05:00

Papa: prindërit janë rojtarë tё fëmijëve, jo pronarë


Papa Françesku inkurajon familjet që karakterizohet nga brishtësitë, dështimet dhe vёshtirёsitё. “Tё gjithë prindërit janë rojtarë tё jetës sё fëmijës, jo pronarë, e duhet ta ndihmojnë tё rritet e tё pjekët”. Kёshtu tha Papa Françesku gjatë lutjes sё Engjëllit tё Tёnzot, sot nё tё dielën e parё pas Krishtlindjes, nё tё cilёn kujtoi, “kremtojmë Familjen Shenjte tё Nazaretit, e Ungjilli na fton tё reflektojmë mbi eksperiencën e jetuar nga Maria, Jozefi e Jezusi, ndёrsa rriteshin sё bashku si familje në dashurinë e anasjelltë dhe nё besimin mbështetur nё Hyjin”.

Ati i Shenjtë Bergoglio nënvizoi se si Jezusi “erdhi pёr t’i hedhur poshtë imazhet tona njerëzore që kemi pёr Zotin e edhe pёr vetveten tonë; erdhir pёr t’i ‘kundërshtuar’ siguritë tona mondane mbi tё cilat pretendojmë tё mbështetemi; pёr të na ndihmuar tё ‘rilindemi’ e tё vihemi sërish udhës së vërtet njerëzore e tё krishterë, mbështetur mbi vlerat e Ungjillit. Nuk ka situatë familjare qё ta ketë tё mbyllur rrugën e re drejt rilindjes e ringjalljes. Çdo herё qё familjet, edhe ato qё janё me plagë, brishtësi, dёshtime dhe vёshtirёsi, kthehen tek gurra e eksperiencёs sё krishterё, mund tё gjejnё udhё tё reja e mundёsi tё pamenduara” pёr njё jetё tё lumtur nё Zotin.

Papa Françesku, sё fundi, iu drejtua tё gjitha familjeve e nёnvizoi se “misioni drejt tё cilit familja ёshtё e orijentuar” ёshtё pikёrisht “ krijimi i kushteve qё favorizojnё rritjen e harmonishme e tё plotё tё fёmijёve, nё mёnyrё qё tё mund tё jetojnё njё jetё tё mirё, tё denjё pёr Zotin e pozitive pёr botёn. Ky ёshtё urimi qё u drejtoj tё gjitha familjeve sot” tha Papa gjatё lutjes sё mesditёs tё Engjёllit tё Tёnzot, kremtuar sot nё Sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan.








All the contents on this site are copyrighted ©.