2017-12-30 13:15:00

Papa Françesku: Modestia, ёshtё virtyt thelbёsor


“Modestia ёshtё njё virtyt thelbёsor pёr atё qё do tё jenё i ngjashёm me Jezusin, zemёr butё dhe i pёrvujtё”. Kёtё nёnvizon Papa Françesku nё njё tweet tё ri.

Dashuria e Jezusit nuk ka mbarim

Shenjtorët na mësojnë se bota ndryshohet duke nisur nga ndryshimi i zemrave tona e kjo, shpjegoi Papa, arrihet falë mëshirës së Hyjit. Duke i mbajtur sytë të mbërthyer mbi plagët e Jezusit, mund të këndojmë bashkë me Kishën: “Dashuria e Tij është përgjithmonë, mëshira e Tij, e amshuar”. E me këto fjalë, të vulosura në zemër, ecim nëpër udhët e historisë dorë për dore me Zotin e Shëlbuesin tonë, me jetën e shpresën tonë.

Kёshtu pati pohuar Papa Françesku në Meshën Shenjte për njëqindvjetorin e martirizimit armen e në lutjen e Mbretëreshës Qiellore, kremtuar mè 12 prill 2015, Papa Françesku kujtoi se Zoti, përmes Ungjillit, tregon plagët e veta. Janë, vijoi, plagë mëshire.

Tё rizbulojmё Jezusin ndёr tё vegjlit

T’i lutemi Zotit të na japë hirin për ta parë Yllin kometë, i cili na çon tek Jezusi: kjo lutja e Papës Françesku, mё 4 janar 2016, gjatë vizitës së papritur në Shenjtëroren e Greços, në provincën italiane të Rietit, nga ku u përhap në të gjithë botën, falë Shën Françeskut tё Asizit, tradita e rikrijimit të Shpellës së Betlehemit në ditën e lindjes së Krishtit.

Shenja e përvuajtërisë së Zotit

Më pas, Papa bëri një reflektim të shkurtër për shenjat e Krishtlindjes. E para është ajo e Engjëjve, që u tregojnë barinjve se do të gjejnë një fëmijë të sapolindur në grazhd. Zoti, nënvizoi Ati i Shenjtë, u bë i vogël, u përul, u bë asgjë, për të qenë si ne. Kjo përvuajtëri e Hyjit është krejtësisht e kundërt me mendjemadhësinë, kryelartësinë, arrogancën. Atëherë, ta pyesim veten, theksoi Papa: “A kam një jetë të butë e të përvuajtur, që nuk më lë ta mbaj hundën përpjetë, të jem mendjemadh?”

Të na udhëheqë kometa e Betlhemit

Shenja tjetër e Krishtlindjes është kometa e Mbretërve Dijetarë. Në qiellin plot me yje, ata panë një yll të veçantë, i cili i nxiti të linin gjithçka e të nisnin udhën, pa e ditur ku do t’i çonte. “Kur në jetën tonë – komentoi Papa – nuk gjejmë asnjë yll të veçantë, që na nxit të bëjmë diçka më tepër, diçka të mirë, të nisim një rrugë a të marrim një vendim…ka diçka që nuk shkon. Duhet t’i kërkojmë Zotit hirin që ta zbulojmë këtë yll, të cilin Ai i Lumi dëshiron të ma tregojë, sepse ai Yll do të më çojë tek Jezusi”.

Të zbulojmë Jezusin tek të vegjlit e të varfërit

Mbretërit Dijetarë, u tha Papa të rinjve në Greço, e lanë kometën t’i udhëheqë dhe e kuptuan se ajo nuk i çonte drejt pallatit të Herodit, me gjithë shkëlqimin e tij. “Uroj – përfundoi Françesku – që jeta juaj të shoqërohet gjithmonë nga këto dy shenja, dhuratë e Zotit: të mos ju mungojë Ylli e as përvuajtëria për ta rizbuluar Jezusin ndër të vegjlit, ndër të varfërit e të përvuajturit, ndër ata, që mënjanohen nga shoqëria e nga jeta”.








All the contents on this site are copyrighted ©.