2017-12-26 12:48:00

Papës i dhurohet Shpella e Betlehemit më e vogël në botë


Papës i dhurohet Shpella e Betlehemit më e vogël në botë.  Është një kopje e Shpellës së vendosur në Sheshin e Katedrales së Vilnius, e zvogëluar 10.000 herë, e realizuar me një mjet laser. Shpella e Betlehemit, që mund të shikohet vetëm me mikroskop, u shkrua në Librin Guines (Guinness World Records), që botohet çdo vit, që nga 1955-sa e që përmbledh të gjitha rekordet e botës, nga ato natyrore, tek ato njerëzore, duke përzgjedhur më origjinalet. Shpella xhuxhe e Betlehemit u krijua në tri kopje nga qendra kërkimore “LinkMenu fabrikas” e Politeknikumit të Vilnius. Një nga këto tri kopje, iu dhurua nga Presidenti i Lituanisë - Papës Françesku, më 22 dhjetorin e kaluar, në prag të Këshndellave. 








All the contents on this site are copyrighted ©.