2017-12-26 12:51:00

Krishtlindje: Jezusi lind mbi një trap


Në qendrën e vogël italiane San Quirino, të Pordenones, Krishti Fëmijë sivjet nuk lindi mbi grazhdin tradicional, por, në mesnatë, u duk mbi një trap, simbol i fenomenit të emigracionit. Skenë e pazakontë në breg të liqenit, me Marinë e Jozefin në shpellë e me Mbretërit dijetarë më tej. Ndërsa në qendër, trapi, mbi të cilin qe vendosur Krishti Fëmijë. Kjo risi u kundërshtua nga  tradicionalistët, që vunë aty pranë një afishe, ku shkruhej: “Tradita nuk mund të preket”. Por sakaq aty u vendos një afishe e dytë, me shkrimin: “Dikush lind në barkë, dikush vdes në barkë. Të gjithë jemi në të njëjtën barkë” .

Famullitari, don Como, në prag të Krishtlindjes u bëri thirrje besimtarëve  ta  shikojnë më pak veten e t’ia vënë mirë mendjen mesazhit të Papës për mikpritjen e tjetrit. E, për t’ua kujtuar edhe një herë, përdori figurën e trapit, mbi të cilin lindi sivjet në San Quirino, Krishti Fëmijë, siç kanë lindur këto kohët e fundit një mori fëmijësh të ikur pa parë ende dritën e kësaj bote, nga lufta, mjerimi. Mendoi se kështu, të prekur thellë në shpirt nga  Ferishtja e njomë e Betlehemit, mbi trap, besimtarët e tij do të zgjohen më shpejt nga dremitja e indiferencës e do t’u hapen sytë për të parë atë që vuan!








All the contents on this site are copyrighted ©.