2017-12-24 13:59:00

Papa: tё ndjekim shembullin e Marisё, me pёrvujtёri e gatishmёri ndaj planit tё Zotit


Tё ndjekim shembullin e Marisё, qё diti tё ishte gjithmonё e “pёrvujtё e modeste” edhe pse bëhej Nёnё e Zotit, prandaj edhe ne duhet tё dimë tё “pranojmё planin e Zotit nё jetёn tonё, me pёrvujtёrinё e sinqertë dhe bujarinё e guximshme”. Ky mesazhi qё Papa Françesku deshi t’u drejtonte besimtarёve gjatё lutjes sё Engjëllit tё Tёnzot nё Natёn e Shenjt tё Krishtlindjes, duke komentuar Ungjillin e Lajmërimit, “ njё dëftim i gjatë – tha Papa – qё hap perspektiva tё pamenduara.

Foshnja qё do tё lind nga kjo vajzë e pёrvujtё e Nazaretit do tё quhet Biri i tё Tejlartit: nuk mund tё mendohet njё dinjitet mё i lartё se ky. E pas pyetjes sё Marisё, pёrmes sё cilёs ajo kёrkon shpjegime, dёftimi i Engjёllit bёhet edhe mё i hollësishëm e befasues. Ndërsa, përgjigjja e Marisё ёshtё njё frazё e shkurtёr, qё nuk flet pёr lavdi a pёr privilegj, por vetёm pёr gatishmёri dhe shёrbim”.








All the contents on this site are copyrighted ©.