Është ekstrakomunitar, sepse palestinez nga Nazareti;
emigrant në Egjipt, sepse i persekutuar politik e fetar që në lindje;
viktimë e ligjeve dhe politikave raciste të dëbimit, sepse pa leje qëndrimi;
hebre nga lindja, prandaj i kërkuar për t’u mbyllur në viset e vdekjes;
palestinez nga kombësia, sepse bir i kësaj toke;
jashtë ligji, sepse klandestin e i kërkuar nga policia;
i dyshimtë, sepse bir i një vajze-nënë, akoma të mitur;
kundërshtar i pushtetit fetar e politik, që s’duron kundërshti as kundërshtarë;
i varfër nga ana e të varfërve, i denjë vetëm për t’u mbërthyer mbi kryq;
besimtar laik atipik e krejtësisht kundër rrymës;
i padëshirueshëm, sepse shkon me të gërbulur e prostituta…
Por, si do të ishte bota, sikur të mos kish lindur?
Autor Anonim
All the contents on this site are copyrighted ©. |