2017-12-22 14:29:00

OKB-ja nuk e pranon Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit: 128 vende kundër SHBA-ve


128 vota, ndërmjet të cilave edhe ajo e Shqipërisë, kundër SHBA-ve dhe 9 në favor të tyre. Ky është rezultati i votimit të rezolutës egjiptiane në OKB, kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, nga ana e SHBA-ve. Një shuplakë e fuqishme për presidentin amerikan, Donald Trump, por edhe për Izraelin, që gjithsesi njoftoi se nuk i jep asnjë vlerë këtij prononcimi.

         Votim, që nuk do ta harrojmë, ngriti zërin ambasadorja amerikane në Pallatin e Qelqit, kërcënim që pasoi atë të presidentit Trump, i cili pati thënë se do t’u ndërpriten financimet vendeve, që do të shpreheshin kundër.

         Natyrisht, qëndrim diametralisht i kundërt nga pala palestineze, e cila ngazëllen për rezultatin. Zëdhënësi i presidentit të Autoritetit Kombëtar Palestinez, Abu Mazen nënvizon se Jeruzalemi, në bazë të ligjit ndërkombëtar, është territor i pushtuar nga izraelitët, që nuk kanë ndërmend të largohen. Kryeministri Netanyahu, edhe më parë, e pati quajtur OKB-në “shtëpi gënjeshtrash”.








All the contents on this site are copyrighted ©.