2017-12-18 12:49:00

Papa çon Lëmoshtarin për të dëmtuarit nga tërmeti në Iskia


Papa Françesku çon Lëmoshtarin apostolik, imzot Konrad Krajewski, në ishullin italian të Iskia-s, për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti i 21 gushtit. Njoftimin e jep vetë Lëmoshtaria, që shpjegon se “me këtë gjest, duke menduar për Familjen Shenjte në kërkim të një strehe në Betlehem e pastaj, refugjatë në Egjipt, Papa dëshiron t’u qëndrojë pranë rreth 2500 të shpërngulurve nga shtëpitë e tyre për shkak të tërmetit”.

“Lëkundja sizmike e gushtit të kaluar, prej 4 ballësh të shkallës Rihter – kujton Lëmoshtaria – goditi komunat e Casamicciola Terme, Lacco Ameno e Forio. Lëmoshtari është dërguar, në emër të Atit të Shenjtë, për t’u çuar ngushëllimet dhe përshëndetjen e Papës, por sidomos, për të mbështetur konkretisht popullsinë lokale, në bashkëpunim me ipeshkvin dioqezan”.








All the contents on this site are copyrighted ©.