2017-12-15 17:16:00

Australia, raport mbi pedofilinë: hap i rëndësishëm


Pedofilia është “tragjedi kombëtare” për Australinë. Kështu e komentoi kryeministri Malkolm Turnbull raportin e Komisionit mbi shpërdorimet e të miturve, në përfundim të një pune 5 vjeçare. Caktohen fonde për asistencën e viktimave dhe krijohet një task force për të vënë në jetë  aksionet e rekomanduara.

Guximi i viktimave të shpërdorimeve

Turnbull sot njoftoi se do të krijojë një task force për të vënë menjëherë në jetë porositë e Komisionit dhe i lavdëroi viktimat, që pësuan shpërdorime, si dhe prindërit e tyre, për bashkëpunimin në hetime. U dha edhe njoftimi lidhur me caktimin e 52,1 milion dollarëve për asistencën e viktimave. Më se 15.000, të miturit që folën për shpërdorime në vendet ku jetonin ose në veprimtaritë edukative, sportive, fetare e kulturore. Më se 4 mijë, institucionet e  paditura, përfshirë edhe shumë entitete katolike.

Problem i përhapur

Komisioni nënvizoi se “ky probleem është tejet i përhapur e natyra e krimeve është aq e urryer, sa vështirë të kuptohet”. 2500, sinjalizimet e bëra nga policia e 230, hetimet e zhvilluara. Ndërmjet rekomandimeve të formuluara në 17 vëllimet e raportit, figuron kërkesa drejtuar Kishës për të sqaruar çështjen e sekretit sakramentor në rastet e rrëfimit të akteve të pedofilisë, që të mund të denoncohen, pastaj. Komisioni kërkon edhe të rishikohet çelibati, me propozimin që të jetë vullnetar e jo i detyrueshëm për meshtarët. Së fundi, mendimi për krijimin e një zyre kombëtare në mbrojtje të fëmijëve.

Kisha katolike: 7% e meshtarëve akuzohen për shpërdorime

Shkurtin e kaluar, i njëjti Komision e pati shpjeguar këtë problem kaq të rëndë: 7% e klerikëve katolikë australianë është akuzuar për shpërdorime seksuale mbi të miturit ndërmjet viteve 1950 e 2010,  ndonëse jo të gjithë të dyshuarit iu nështruan hetimit; në disa dioqeze, përqindja e meshtarëve të dyshuar për pedofili, ka arritur në 15%.  Kardinali  australian George Pell, që u dëgjua tri herë nga Komisioni hetimor, pranoi se “ka dështuar” në qëndrimin e tij ndaj priftërinjve pedofilë në shtetin e Viktorias, në vitet ’70. Vendimi nëse do vijojë procesi “për krimin e dhunës seksuale” kundër tij, pritet për marsin e ardhshëm. 








All the contents on this site are copyrighted ©.