2017-12-14 14:48:00

Çelësi i fjalëve të Kishës: Jezusi nuk lë askënd vetëm


Në ciklin tonë kushtuar këshillave të Papës për të rinjtë, të cilin po e ndjekim në këtë periudhë, përmes fjalëve të Atit të Shenjtë sidomos në Ditët Botërore të Rinisë, sot, këshilla e shtatë. U thotë të rinjve se Jezusi nuk lë vetëm askënd. Kësaj radhe, fjalët e Papës Françesku janë marrë nga takimi i tij me studentët e shkollave të jezuitëve, më 7 qershor 2013.

         “Të dashur të rinj – u drejtohet Papa – duajeni gjithnjë e më shumë Jezu Krishtin! Jeta jonë është përgjigje për thirrjen e Tij e ju do të jeni të lumtur e do të dini ta ndërtoni mirë jetën, nëse do të dini t’i përgjigjeni kësaj thirrjeje.
         Ndjejeni praninë e Zotit në jetën tuaj. Ai është afër secilit prej jush si shok, si mik, që di t’ju ndihmojë e t’ju kuptojë, që ju inkurajon në çastet e vështira e nuk iu braktis kurrë. Në lutje, në dialog me Të, gjatë leximit të Biblës, do të zbuloni se Ai ju qëndron vërtet pranë. E mësoni edhe t’i kuptoni shenjat e Zotit në jetën tuaj. Ai na flet gjithnjë – përfundon Papa Françesku – edhe përmes fakteve të kohës sonë e të jetës sonë të përditshme; na takon neve ta dëgjojmë”. 







All the contents on this site are copyrighted ©.