2017-12-06 09:00:00

Papa: përkthim i keq “mos na shtjerë në tundim” lidhur me Atynën


“... e mos na shtjerë në tundim”: ky fragment i Atynës, kështu si është përkthyer në gjuhën italiane, nuk i pëlqen Françeskut që, i intervistuar nga Tv2000 në takimin e gjashtë të programit “Atyna”, drejtuar nga don Marco Pozza - shpjegon: “Në Atynë, Zoti që na shtie në tundim”, nuk është përkthim i mirë. Edhe francezët e kanë ndryshuar tekstin me një përkthim tjetër, që thotë: “Mos më lërë të bie në tundim!”. Jam unë, që bie, nuk është Ai, që më shtje në tundim, për të më parë, pastaj, si rashë. “Një atë nuk bën gjëra të tilla, ati të ndihmon të ngrihesh menjëherë e jo të biesh”.

Papa dialogon me kapelanin e ri të burgut të Padovës, don Marco Pozza, e sqaron: “Ai, që të shtje në tundim, është Shejtani”.

 Programi, i lindur nga bashkëpunimi i Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit për Komunikimin dhe Tv2000, televizion i Konferencës Ipeshkvnore italiane, ka nëntë emisione, nga një për çdo të mërkurë. Në çdo emision, don Marco takohet me personalitete të njohura laike të botës së kulturës e të spektaklit. Në emisionin e shtatë, i ftuar është filozofi Umberto Galimberti.

Nga takimi, nga fjalët e nga përgjigjet, që i jep Papa don Marco-s, lindi edhe libri “Ati ynë” i Papës Françesku, botuar nga Rizzoli e Lev, Shtëpia Botuese e Vatikanit.

Jashtë, e njëkohësisht brenda këtij diskutimi, nuk mund të mos vërejmë se në gjuhën shqipe shprehja  ‘non indurci in tentazione’ - “mos na shtjerë në tundim”, në botimet tipike origjinale të teksteve liturgjike zyrtare është përkthyer drejt e - edhe plotësisht sipas mendimit që jep sot Françesku. Fillimisht “Mos na lên me ra në të keq”, më vonë “Mos na lërë të biem në tundim”.








All the contents on this site are copyrighted ©.