2017-12-03 11:19:00

Papa: homazh Zojës Salus populi romani, pas shtegtimit në Mianmar e Bangladesh


Sot paradite Papa shkoi në Bazilikën romake të Shën Marisë së Madhe për të falënderuar Zojën Salus populi romani - Shpëtimi i popujve romakë, pas shtegtimit të tij apostolik në Mianmar e Bangladesh. Françesku, që vendosi lule të bardha poshtë figures së lashtë, arriti mbrëmë, rreth orës 21.40 në  Aeroportin romak të Fiumiçinos, për t’u kthyer menjëherë në Vatikan.

Kështu, me ftesën për paqe shoqërore, drejtuar të rinjve jo vetëm katolikë, përfundoi, më 2 dhjetor, shtegtimi i 21-të apostolik i Françeskut në dy vendet aziatike, i nisur më 26 nëntor.

“Të dashur miq të Miamarit e të Bangladeshit - shkroi Papa në një tweet, para se të largohej nga qyteti  i Dakës - ju falënderoj për mikpritjen! I kërkoj Zotit për ju bekimet hyjnore të harmonisë e paqes”.

Në orën 12.00 Papa do të  kremtojë lutjen e Engjëllit të Tënzot në Sheshin e Shën Pjetrit.    








All the contents on this site are copyrighted ©.