2017-12-01 15:16:00

Papa Françesku u kërkon falje refugjatëve Rohingya


“Tragjedia juaj është shumë e rëndë dhe e madhe e ne nuk mund të mos ju bëjmë vend në zemrat tona. Ju kërkoj ndjesë, në emër të të gjithë atyre, që ju persektuan, që ju bënë dëm”. Me këto fjalë iu drejtua Françesku, në përfundim të takimit ndërfetar për paqen, një grupi refugjatësh Rohingya, të ikur nga Mianmari.

Edhe këta vëllezër e motra - theksoi Françesku - janë  shëmbëllesë e Zotit të gjallë. Një traditë e fesë suaj thotë se Zoti mori ujë e i shtoi kripën,  shpirtin e njeriut. Ne të gjithë kemi brenda nesh kripën e Zotit. Edhe këta vëllezër e motra.

I bëj thirrje zemrës suaj të madhe  - shtoi Papa duke folur lirisht - të jetë e aftë të na e japë faljen, që ia kërkojmë.  Do të vijojmë të jemi pranë jush, që t’ju njihen të drejtat. Nuk do ta mbyllim zemrën, as nuk do ta kthejmë kokën mënjanë. Prania e Zotit sot quhet edhe Rohingia. Secili – shtoi - përgjigjet vetë.








All the contents on this site are copyrighted ©.