2017-12-01 12:28:00

Françesku në Bangladesh: një shtyllë druri gati ra mbi papamobil


Papa Françesku rrezikoi të pësonte një aksident të rëndë në Daka, ndërsa sot në mëngjes, bënte xhiron e zakonshme me xhipin e bardhë e të hapur, përreth turmës së mbledhur në hipodromin e lashtë të Dakës, ku u kremtua mesha, me shugurimin e 16 meshtarëve. Një shtyllë druri gati po binte pikërisht ndërsa po kalonte papamobili, të cilin mund ta kishte goditur. Pamjet filmike, të transmetuara nga televizioni kishtar italian TV2000, të bëjnë përshtypje. Shihet qartë një grup të rinjsh vullnetarë, që e kuptojnë rrezikun dhe para se të kalonte aty Papa, arrijnë ta ndalin rënien e shtyllës dhe ta mbajnë pa lëvizur me forcën e krahëve. E Françesku kalon pa probleme.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.