2017-11-27 14:08:00

Papa takohet me gjeneralin birman Min Aung Hlaing


Udhëtimi i Papës Françesku në Mianmar filloi me një ndryshim të dyfishtë në program. Menjëherë pas mbërritjes, ai u takua me kreun e ushtrisë dhe me dinjitarët e tjerë të nomenklaturës ushtarake, që e ka qeverisur me grusht të hekurt ish-Birmaninë, ndërsa takimi me gjeneralin Min Aung Hlaing, që ishte parashikuar më 30 nëntor, u bë sot.

         Në takimin e sotëm, shpjegoi zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, Greg Burke, “u fol për përgjegjësitë e mëdha të autoriteteve të vendit në këtë çast tranzicioni”. Ati i Shenjtë, i cili priste vetëm një person, u gjet para 5 gjeneralëve, përfshirë dikë, që verbalizoi takimin, pavarësisht se ishte parashikuar si “privat”. Ata erdhën për ta takuar në kryeipeshkvinë e Yangon-it. Papa Françesku shoqërohej nga një përkthyes i caktuar nga Kisha e Mianmarit.








All the contents on this site are copyrighted ©.