2017-11-27 12:27:00

Papa në Mianmar: gazetarëve në avion, “ju falënderoj për shoqërinë e për punën tuaj”.


“Natën e mirë e shumë faleminderit për shoqërimin”. Kështu i përshëndeti Papa gazetarët në avion, sapo u nis drejt Mianmarit, etapë e parë e shtegtimit të tij të 21-të ndërkombëtar. “Shenjtëri, mirëmbrëma e natën e mirë!”. Kjo, përshëndetja, që i drejtoi Françeskut, drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, Greg Burke: “Ju shprehim gjithnjë mirënjohjen, që ju kam këtu; e sot, edhe më shumë, sepse ka kaluar ora 10.30. Ju keni folur për një mesazh pajtimi, faljeje,  paqeje. E ne sonte po përpiqemi t’ju lëmë në paqe; po i bëjmë, prandaj, gjërat shpejt e shpejt, e kështu ju do të keni kohë të flini. Faleminderit. Nëse dëshironi të thoni gjë...”.

“Faleminderit për punën tuaj, që mbjell gjithnjë farë të mirë - u përgjigj Françesku - Ju uroj ta kaloni mirë. Thonë se është shumë vapë, më vjen keq, por së paku uroj të jetë e frytshme. Tani po ju përshëndes!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.