Më 27 nëntor, kalendari kishtar përkujton Shën Virgjilin (Vigjilin?), ipeshkëv. Shën Virgjili është një nga figurat më të njohura ndërmjet murgjëve irlandezë që shtegtuan nëpër botë “për Krishtin”. Njihet si apostull i Karincies dhe pajtor i Salcburgut në Austri.
Virgjili lindi në Irlandë në fillim të shekullit VIII dhe shumë shpejt hyri në kuvendin e Akab-do-Cainig, ku më parë qe murg e më pas Abat dhe ipeshkëv i palodhshëm, që u shqua për edukimin fetar të popullit dhe veprimtarinë e pakursyer në ndihmë të të varfërve.
Shën Virgjili është ungjillëzues i Karincies, Stirisë e Panonisë dhe themelues i kuvendit të Shën Kandiditi në Alto Adigje (sud Tirol) të Italisë. U varros në Katedralen e tij, të shkatërruar nga një zjarr katër shekuj më vonë, ku vijoi të nderohej nga populli e të bëhej burim i shumë ngjarjeve të mrekullueshme.
All the contents on this site are copyrighted ©. |