2017-11-27 14:59:00

Mianmar


Mianmari është vendi me shtrirjen më të madhe në Juglindjen aziatike. Kufizohet, në perëndim, me Bangladeshin; në veriperëndim, me Indinë; në verilindje me Kinën e në lindje, me Laosin e Tailandën. Del në Gjirin e Bengalës dhe në Detin e Andamanes. Peizazhi është i larmishëm: në veri e në perëndim shtrihen vargmalet Yoma, maja më e lartë e të cilave është ajo e malit Hkakabo Razi (5.881m); në lindje, rrafshnalta e Shan; në qendër, lugina e lumenjve; në jug, zona bregdetare e Tenasserim. Lumi Irrawaddy është më i madhi në vend: buron mbi Himalajë, e përshkon nga veriu në jug Mianmarin e derdhet në Oqeanin Indian.

Sipërfaqja:………………………….. 676.578 km2

Kryeqyteti………………… ……….. Nay Pyi Taw (1.030.000banorë)

Popullsia...…………………………...51.790.000 banorë

Gjuha ………………………………...birmane

Grupet etnike: Birmanë(70%), shan(9%), karen(7%), rakhine(4%), animistë( 08%), të tjerë(5%).

Feja: budistë Theravada (87.9%), të krishterë (6.2%), myslimanë (4.3%), animistë (0.8%), të tjerë (0.2%).

Njësia monetare:  Myanmar Kyat( 1.00 €=1600 MMK)

Prodhimi kombëtar brut për frymë (2016): 1. 275$

Mianmari është anëtar i Organizatave ndërkombëtare: i Shoqatës së Kombeve Jug-Lindiore Aziatike (ASEAN), i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB); i  Organizatës Botërore të Tregtisë (OMC).








All the contents on this site are copyrighted ©.